Skandal, emri i Fadil Vokrrit figuron në listën e votuesve për zgjedhjet në Shqipëri

Futboll

Skandal, emri i Fadil Vokrrit figuron në listën e votuesve për zgjedhjet në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:30
Skandal: Emri i Fadil Vokrrit figuron në listën e votuesve për zgjedhjet në Shqipëri

Sot shqiptarët në Shqipëri ua kanë mësyrë kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re. Megjithatë atje duket se ende nuk janë rregulluar listat e votuesve.

Në një prej listave të votuesve në qarkun e Tiranës ende figuron emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrrit. Ikona e futbollit, Fadil Vokrri, ka lindur më 27 korrik të vitit 1960 derisa ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018.

Vokrri ka qenë President i Federatës së Futbollit të Kosovës për 10 vite radhazi, duke qenë njeriu kyç për pranimin e Kombëtares së Kosovës në UEFA dhe FIFA

Image

Vlen të theksohet se ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës kishte poseduar edhe nënshtetësi shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat