Parashikimet e Muçës

Futboll

Parashikimet e Muçës

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:56
Parashikimet e Muçës

Shkëlqim Muça parashikon surpriza në ndeshjet e kësaj mesjave, të cilat shohin përballje të zjarrta mes skuadrave rivale.

Në rolin e opinionistit në “Rubrika Sportive” ai ka treguar mendimet e tij rreth sfidave të ardhshme në Superiore, duke parashikuar surpriza e rezultate që do të hapin kampionatin.

“Në Skënderbeu-Bylis fiton Skënderbeu, Kastrioti fiton me Apoloninë. Laçi-Partizani? Barazim, meqë është nxehur Laçi shumë. Në Kukësi-Teuta fiton Kukësi. Tirana-Vllaznia e fiton Tirana”, ishte parashikimi i Muçës.

Një parashikim i cili në teori do të bënte që në fund të javës së ardhme Partizani të ishte i vetëm në krye dhe Tirana të ngushtonte në 5 pikë diferencën ndaj vendit të parë të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat