Shqiptarët e Tuzit shkëlqejnë, e shkelin Zetën

Futboll

Shqiptarët e Tuzit shkëlqejnë, e shkelin Zetën

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 19:32
Shqiptarët e Tuzit shkëlqejnë, e shkelin Zetën

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi tregoi lojë të madhe, duke e shkelur me rezultat 3:1 Zetën nga Gullobovci, në takimin e javës së 31-të të Kampionatit të Malit të Zi. 

Tre pikë të ëmbla për Deçiqin, që pretendon vendin e dytë.

Brenda 10 minutave shënuan dy herë përmes Danilo Peshukiq në minutën e 3-të dhe Ilir Camajt në atë të 10-tën. 

Mysafirët ngushtojnë shifrat në minutën e 60-të përmes Petar Orlandiq. 

Në minutën e 90+3, Danilo Markoviq thellon fitoren në 3:1.

Deçiqi shkëlqen ndaj Zetës.

Tuzjanët renditen në vend të dytë me 49 pikë, duke lënë pas Sutjeskën e Nikshiqit me 48 dhe Zeta është në pozitën e 6-të me 39 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat