Bayerni thyen çdo rekord

Futboll

Bayerni thyen çdo rekord

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:06
Bayerni thyen çdo rekord

Sipas informacioneve nga BILD, FC Bayern dhe RB Leipzig kanë rënë dakord që Julian Nagelsmann (33 vjeç) të transferohet në Mynih më 1 korrik 2021. 

Trajneri dhe kampionët bavarezë tashmë kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare. Interesant është fakti se Nagelsmann bëhet trajneri më i shtrenjtë në historinë e kampionatit gjerman, por jo vetëm, sa i takon dëmshpërblimit për shërbimet e tij.

Bayern Munich po e transferon për një shumë dyshifrore ngas Leipzig, e cila duke përfshirë bonuset mund të rritet deri në 25 milionë euro.

Këto para do të shkojnë në arkat e klubit aktual të 33-vjeçarit, si kusht për ta lejuar të largohet drejt “Allianz Arena”, ku do të zëvendësojë Hansi Flick. Ky I fundit, sipas të gjitha gjasave, do të zërë vendin e Joachim Low në kombëtaren e Gjermanisë, pas finaleve të Europianit të kësaj vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat