E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares

Futboll

E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:48
E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares

E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares, peng i sherrit të menaxherit!

Emanuele Ndoj nuk po klon një situatë të qetë sa i përket së ardhmes së tij me Breshan.

Mesfushori i Kombëtares ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për skuadrën e Breshas konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm për projektin e së ardhmes.

Mirëpo, problemi me mesfushorin është se negociatat mes presidentit Masimo Celino dhe menaxherit Mario Xhufredi kanë ngrirë për shkak se raportet mes tyre nuk janë krejt pozitive.

Sipas portaleve, pranë skuadrës së Breshas ofertat në adresë të shqiptarit nuk kanë munguar, por pikërisht marrëdhëniet jo të mira mes menaxherit dhe presidentit kanë bërë që e ardhmja e mesfushorit të jetë e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat