Ronaldo jep mesazhe

Futboll

Ronaldo jep mesazhe

Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:18
Ronaldo jep mesazhe

Momenti i tij është, me thënë të paktën, mjaft delikat si në nivelin personal, ashtu edhe ekipor. Megjithatë, Cristiano Ronaldo nuk ka frikë dhe nuk kërkon justifikime, i vetëdijshëm se shumë më shumë po kërkohet prej tij dhe Juventusit. 

Kampioni portugez, pa gol në tri ndeshjet e fundit të luajtura, “bëhet i gjallë” përmes rrjeteve sociale, me një mesazh jo shumë të koduar: “Suksesi vjen kur ëndrrat janë më të mëdha se justifikimet tuaja”.

Të gjitha këto fjalë janë shoqëruar nga dy “emoji” dhe një foto rastësore e tij jashtë fushës.

Juventusi tani pret që Cristiano të bëjë përsëri Ronaldon në drejtkëndëshin jeshil. Për më tepër, CR7 nuk ishte i vetmi mesazh social i ditës nga Juventusi, pasi Buffon gjithashtu donte të inkurajonte mjedisin bardhezi, duke postuar foton e përqafimit të grupit pas golit të Morata në Firence: “Le ta fillojmë përsëri nga këtu. Gjithmonë, forca Juve”.

Përveç kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të ardhshme, nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo po ndjek edhe titullin e golashënuesit më të mire të Serie A, që do ta fitonte për herë të parë qysh kur ka zbarkuar në Itali. Edhe një qëllim tjetër i një karriere tashmë të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat