Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ky është rezultati

Futboll

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ky është rezultati

Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Sot (e martë) është duke u zhvilluar ndeshja mes Feronikelit dhe Arbërisë, e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën Evropiane.

Dy skuadrat që janë duke ‘luftuar’ për mbijetesë, kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0 – 0.

Feronikeli ishte shumë më kërkues në pjesën e parë, duke pasur më shumë gjuajtje në portë, por nuk i konkretizuan.

Lojtarët gjithashtu protestuan për një penallti, por kështu nuk mendoi arbitri kryesor.

Ndërkohë, Arbëria provoi përmes kundëraksioneve, mirëpo ishin të pasuksesshëm.

Mbetet të shihet nëse do këtë fitues në këtë përballje gjatë pjesës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat