​Interi i bashkohet garës për Agueron

Futboll

​Interi i bashkohet garës për Agueron

Më: 27 prill 2021 Në ora: 23:20
Sergio Aguero

“Nerazzurët” synojnë transferimin e argjentinasit.

Skuadra italiane i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt Sergio Aguero, raporton “Calcio Mercato”.

Barcelona dhe Juventusi gjithashtu janë në kërkim të argjentinasit, i cili do të largohet këtë verë nga Manchester City, kur edhe i përfundon kontrata e tij, kështu duke qenë si lojtarë i lirë.

“Nerazzurët” mendojnë që eksperienca e Agueros do t’i ndihmojë atyre që të vazhdojnë më lartë në Ligën e Kampionëve, por ata gjithashtu janë duke shikuar edhe opsione të tjera si Edin Dzeko i Romës dhe Olivier Giroud i Chelseat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat