Dëshirat e Messit

Futboll

Dëshirat e Messit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:46
Dëshirat e Messit

Disponueshmëri e plotë, si nga Barcelona ashtu edhe nga Messi. Kjo është një bazë e mirë për të filluar diskutimet për rinovimin.

Në të vërtetë, klubi katalanas po përpiqet të përshpejtojë “shenjtërimin” e kapitenit të tij. Sipas transmetuesit “Tv3”, Joan Laporta u takua me Jorge, babain dhe agjentin e yllit argjentinas, për të filluar prezantimin e një negocimi.

Për momentin, presidenti Blaugrana e ka të pamundur të paraqesë një ofertë zyrtare, sepse është ende në pritje të kontrollit financiar (buxhetit) të klubit, por vullneti për të arritur një marrëveshje është prezent.

Ylli i Barçës do të donte një kontratë të ngjashme me atë që Navarro nënshkroi në basketboll: një marrëveshje 10-vjeçare, që do ta lejonte atë të luante edhe disa sezone në “Camp Nou”, para se të provonte një përvojë në MLS. Pasi të “varë këpucët në gozhdë”, ai planifikon t’i bashkohet zonës sportive të Barcelonës, me rol drejtuesi.

Por jo vetëm kaq: Jorge Messi ka dhënë garanci për gatishmërinë e djalit të tij, se pranon ta ulë rrogën, por me kushtin që ato para të përdoren për të sjellë një emër tjetër të madh, me të ardhme të sigurt si, për shembull, Haaland.

Gjithashtu, përpjekja për të rikthyer Neymar nuk do të ishte keq. Brazilianit do t’i skadojë kontrata me PSG më 2022, nuk ka rinovuar ende dhe në Katalonjë këmbëngulin se ai po pret lëvizjet e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat