Ja pse e refuzoi Realin

Futboll

Ja pse e refuzoi Realin

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:31
Ja pse e refuzoi Realin

Arsene Wenger zbulon se ka qenë gjithmonë i dashuruar me Real Madridin, por mezi ëndërroi të luante për Strasburgun: “Kur isha fëmijë, Real Madridi ishte skuadra ime. Unë u rrita duke parë Di Stéfano, Puskas, Kopa, Santamaría, Gento. Ata më lanë të impresionuar. Më pëlqente Real Madridi, por me kalimin e viteve duhej të luaja kundër tij. Më pëlqen të shoh që stadiumi është në qendër të qytetit, si pjesë e jetës së njerëzve. Futbolli është në zemër të qytetit. Ky është Real Madridi dhe ky është “Santiago Bernabéu”.

Unë pothuajse shkova te Real Madridi si trajner dy herë. Nuk ka shumë që mund ta thonë këtë, por isha i përfshirë në një projekt për të ndërtuar stadiumin e ri, që do të zëvendësonte “Highbury” dhe ai duhej të financohej. Ne i paguam të gjitha vetë, nuk e morëm ndihmë nga kushdo. Kemi fituar përmes fushës, duke shitur lojtarët më të shtrenjtë dhe nënshkruar me të tjerë të lirë. Kjo është arsyeja pse nuk shkova në Madrid, doja ta përfundoja atë projekt.

Vlerat që gjeneroni në një klub janë më të rëndësishme sesa të fitoni ose të humbni një ndeshje, një kompeticion. Ekzistojnë tri gjëra për të cilat ju kujtoheni si trajner: për stilin e lojës, për mënyrën si i ndihmoni lojtarët dhe si e ndihmoni ekipin të zhvillohet. Qoftë si strukturë, qoftë si markë. Sot trajnerët përfshihen vetëm në dy aspektet e para.

Për Arsenalin refuzova disa nga skuadrat më të mira në Europë dhe sot jam mjaft krenar për këtë. Tregova përkushtim, besnikëri dhe se mund të shkosh deri në fund të një projekti. Unë nuk kërkova lavdi të menjëhershme, synova diçka më të thellë. Në këtë jetë mund të bësh vetëm atë që mendon se është e drejtë. Ky është karakteri im, nuk e di nëse zgjodha mirë, por bëra atë që doja.

Zidane kritikohet, pavarësisht fitimit të tre Champions-ve? Kjo është bota në të cilën jetojmë. Real Madridi ka bërë gjëra të pabesueshme, edhe trajneri i tij; por është një ekip në fund të ciklit të tij të jetës. Lojtarët që bënë lavdi po plaken, është koha për ta rinovuar ekipin. Sidoqoftë, futbollistët aktualë janë shumë të vështirë për t’u zëvendësuar. Benzema, Modric, Ramos… janë mbi 30 vjeç dhe, nëse shpenzoni shumë para për t’i zëvendësuar ata, nuk e dini nëse të tjerët që vijnë do të arrijnë të njëjtin nivel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat