Vitia feston

Futboll

Vitia feston

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:16
Vitia feston

Klubi i futsallit Vitia feston titullin e kampionit në Ligën e Parë të Kosovës.

“Klubi ynë pranoj edhe shpërblimet e vendit të parë të Ligës së parë të Futsallit në Kosovë. Shpërblimet u sollën nga Federata e Futsallit të Kosovës ku të pranishëm ishin kryetari i Federatës, z. Haki Xhemajli, sekretari z. Arben Zhieqi si dhe komisiari i garave z. Hysni Gjinovci, gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me përfaqësues komunal, përgjegjësi për sport pranë DKRS-së z. Emrush Azemi, si dhe sponzorët tanë të cilët na ndihmuan gjatë gjithë kampionatit. 

Fjalë përshëndetëse kishte kryetari i Komunës z. Sokol Haliti, i cili përgëzoj klubin për sukseset me rastin e inkuadrimit në Superligë, gjithashtu trajneri Enver Halili falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen dhe angazhimin e tyre për klubin tonë, e posaçërisht lojtarët të cilët e djersitën fanellën e klubit pa kursyer asgjë nga vetja e tyre, ndërsa kryetari i federatës së futsallit z. Haki Xhemajli përgëzoj trajnerin dhe lojtarët për lojërat e treguar gjatë gjithë kampionatit.

Kryesia e klubit FC VITIA Futsal, së bashku me trajnerin falënderon komunën e Vitisë dhe të gjithë sponzorët tanë të cilët na ndihmuan në inkuadrimin në Superligë, e falënderim i veçantë shkon për lojtarët tanë të cilët ishin më meritorët për inkuadrimin në Superligë”, shkruan në faqen e FC Vitia futsall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat