Historia e jetës së tij

Futboll

Historia e jetës së tij

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:09
Historia e jetës së tij

Një trailer i dokumentarit ‘Sir Alex Ferguson: Never Give In’ sapo është publikuar dhe menjëherë ka tërhequr syrin e fansave të futbollit.

Ferguson drejtoi Manchester United për 26 vite, ku fitoi 13 tituj të Premier Ligës, si dhe një mori trofesh të tjerë.

Historia e jetës së tij është vendosur të shfaqet si film, i cili kalon nga fillimet e karrierës në Skoci për t’u bërë një nga trajnerët më të mirë në botë, po ashtu do të prekë edhe një hemorragji truri të vitit 2018 që Ferguson pësoi.

Sa fliste për filmin e ri, Ferguson deklaroi për “Sky News”: “Humbja e kujtesës ishte frika ime më e madhe kur pësova një hemorragji të trurit në 2018.

“Në krijimin e këtij filmi unë isha në gjendje të rishikoja momentet më të rëndësishme të jetës sime, të mira dhe të këqija”.

13 herë fituesi i Premier Ligës ishte një mjeshtër absolut në menaxhimin e lojtarit dhe shumë e konsiderojnë atë si motivuesin më të mirë në historinë e futbollit.

Ai e dinte saktësisht se çfarë t’u thoshte lojtarëve në bisedat e ekipit të tij për të marrë një reagim prej tyre.

Dhe në një klip nga një dokumentari i ri për të, Skocezi zbuloi se ai rregullisht do të pyeste lojtarët për edukimin e tyre në mënyrë që të merrte një ide për karakterin dhe personalitetin e tyre.

“I pyesja ata: Çfarë bëri gjyshi juaj? Çfarë bëri babai juaj? Unë duhet të kem ndjesinë brenda tyre se ajo që gjyshërit e tyre kanë punuar, gjyshet e tyre, është pjesë e tyre,” përfundoi Ferguson.

Filmi mbi Ferguson do të jetë në kinema nga 27 maj, para se të dalë në Amazon Prime Video më 29 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat