Gashi mbyll sezonin

Futboll

Gashi mbyll sezonin

Më: 19 maj 2021 Në ora: 16:34
Gashi mbyll sezonin

Kukësi pa Albin Gashin për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit kundër Skënderbeu dhe Kastriotit, Mesfushori me tipare sulmuese, i lindur në Austri, ka pësuar frakturë në krah javë më parë dhe ka qenë e pamundur që ai të riaftësohet në kohë për sfidat përmbyllëse të sezonit, që gjithsesi nuk kanë ndonjë rëndësi për ekipin verilindor.

Postimi i Kukësit

“Sulmuesi Albin Gashi ka mbyllur sezonin 2020-2021 për shkak dëmtimi.

Një frakturë në krah e ka detyruar Gashin të qëndrojë disa javë jashtë fushave dhe pavarësisht punës së bërë nga stafi mjekësor por edhe nga vetë futbollisti, ka qenë e pamundur që të rikuperohet për ndeshjet e mbetura.

Gashi do të bashkohet me ekipin gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri! Forca Albin! Rikthehu më i fortë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat