Valdifiori: Hysaj është një lojtar shumë i vlefshëm

Futboll

Valdifiori: Hysaj është një lojtar shumë i vlefshëm

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:11
Valdifiori: Hysaj është një lojtar shumë i vlefshëm

Mirko Valdifiori, për shumë vite shok skuadre me Elseid Hysajn te Empoli dhe te Napoli, i ka thurur elozhe të shumta mbrojtësit shqiptar dhe mendon se për klubin e tij aktual, Napolin, nuk do të jetë e lehtë ta zëvendësojë, Hysaj do të largohet në fund të sezonit me parametër zero dhe sipas Valdifiorit, bëhet shumë e vështirë për të gjetur një lojtar me të njëjtat aftësi.

“Hysaj është një lojtar shumë i vlefshëm, i cili mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe majatas, siç e ka treguar gjatë kësaj kohe.

Nuk do të jetë e lehtë për ta zëvendësuar edhe për këtë arsye. Ai është i fortë, ka personalitet, për të luajtur me Napolin kaq gjatë ka treguar shumë karakter dhe cilësi”, ishin fjalët e Valdifiorit për mediat italiane.

Prej shumë muajsh, emri i Hysajt lakohet në skuadra të ndryshme në Itali, pasi ai ka vendosur t’i japë lamtumirën Napolit. Tani mbetet të mësohet vetëm nëse mbrojtësi do të zgjedhë një nga alternativat në Itali, apo do të preferojë të transferohet jashtë Serisë A, ku nuk mungojnë admiruesit e tij mes emrave të rëndësishëm të futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat