E mbyll me trofe

Futboll

E mbyll me trofe

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:47
E mbyll me trofe

Si çdo histori dashurie, ashtu edhe ajo e Gianluigi Buffon do të mbyllet me Juventusin! Me triumfin në Kupën e Italisë, shkojnë në 22 trofetë e fituar nga portieri legjendar me fanellën e Juventusit në karrierë.

Ai zhvilloi ndeshjen e fundit bardhezi dhe ka ngritur Kupën e pestë me “Zonjën e Vjetër”. Por, nëse me Juventusin janë 22 trofe, në total janë 26 në karrierë. Me trofeun e sotëm (finalja 2-1 ndaj Atalanta) Bufon barazon rekordin e Paolo Maldinit si futbollisti italian që ka fituar më shumë trofe në karrierën e tij.

10 kampionate: 2001-2002, 2002-2003, 2011-2012, 2012-2013, 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017, 2017-2018, 2019-2020 (i hequr 2004-2005, i dhënë Inter ai i 2005-2006)

5 Kupë Italie: 2014-2015, 2015-2016, 2016-2017, 2017-2018, 2019-2020

6 Superkupë italiane: 2002, 2003, 2012, 2013, 2015, 2020

1 kampionato të Serie B: 2006-2007

Me Parma

1 Kupë Italie: 1998-1999

1 Superkupë italiane: 1999

1 Kupë UEFA: 1998-1999

Me Italinë

1 Kupë Bote: 2006

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat