Rama i kthehet episodit me arbitrin

Futboll

Rama i kthehet episodit me arbitrin

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:33
Rama i kthehet episodit me arbitrin

Olsi Rama ka qenë protagonist në javën e fundit të kampionatit, teksa për drejtorin e Partizanit pati pretendime se kishte sharë arbitrin Ferataj në Durrës. Mirëpo, ai sqaron se i ka thënë vetëm të mbajë ndeshjen drejtë. Ndërkaq, në intervistën për Sport Neës, Rama i kthehet “debatit” me Pashk Laskën (president i Partizanit) pasi ky i fundit tha se preferonte që kampionatin ta fitonte Teuta.

“Teuta? Ishte një sfidë që ishte përgatitur për t’u fituar. Objektivi ishte të dilnim me tri pikë. 90 minutëshi ka brenda tre rezultate, luanim ndaj ekipit që ishte në krye dhe ka lojtarë dinjitozë.

E vërteta për sharjen ndaj arbitrit? Jam gjithmonë shumë i kujdeshëm, unë di që nuk janë publike relacionet dhe do doja të dija sesi i kanë marrë mediat këto informacione për atë çka ka shkruar arbitri. Në raportin e Laçit duhet të jenë me pamje reale filmike dëmtime të stafit tonë. Nuk e di sa janë reflektuar në relacion. Do doja që të merreshin masat e duhura dhe doja një metër të njëjtë për të gjithë. Disiplina? E pranoj paralajmërimin që më kanë dhënë se s’kam zgjidhje tjetër. Për atë episod i kam kërkuar gjyqtarit që të mbajë lojën drejtë. Penallti ose faulla kundër nëse do ishin të jepeshin, por jo të sajoheshin.

Pashk Laska? Mesa pashë i kishte kthyer Safeti (Gjicit) përgjigje. I kam çuar një mesazh Gjicit për fjalët e mira dhe më tha se keni lojën më të mirë dhe e meritoni. Ky është respekt ndaj kundërshtarit, Kukësin e kemi pasur kundërshtar të kahershëm dhe Gjici e pranoi që kemi supermaci. Ishte fitore në fushë ajo ndaj Kukësit, ku Laçi na tha se ishte fitore piktorësh. Unë nuk jam piktor, jam arkitekt dhe kam bërë shumë punë në jetë.

U interesova për Laskën dhe di që ka një kompani kabllore dhe është president i Laçit. Ndaj edhe unë një të përbashkët me të, kam punuar kamarier dhe banakier se puna është nder. Kam bërë edhe kërkime shkencore, të kërkojë në google se kam bërë disa botime prestigjoze ndërkombëtare.

Pres që në Teuta – Laçi të luajnë si kundër nesh. Them se do e bëjnë. Më thanë që ka bërë Laska një deklaratë dhe thashë se dua ta dëgjoj. Nëse del ndeshja si ka thënë Laska, të jetë objekt i Prokurorisë, ndërsa e kishin nxjerrë nga konteksti sepse nuk kishte një përmbajtje siç u interpretua.

Ky kampionat është më I luftuari si në pjesën e sipërme ashtu edhe poshtë, nuk ka vend për aleanca. Ne si pretendentë kemi lënë pikë me Apoloninë që ka rënë, me Skënderbeun dhe Kastriotin.

Lufta ka qenë maksimale. Nuk më shqetësojnë llumrat që thuhen, me frymë nuk lëvizin rrotat e mullinjve të erës, Partizani do shohë përpara”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat