Zv.trajneri i Shqipërisë: Pesë vitet e Gasperinit të Atalanta vlejnë më shumë se 5 tituj të Juves

Futboll

Zv.trajneri i Shqipërisë: Pesë vitet e Gasperinit të Atalanta vlejnë më shumë se 5 tituj të Juves

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:01
Zv.trajneri i Shqipërisë: Pesë vitet e Gasperinit të Atalanta vlejnë më shumë se 5 tituj të Juves

Serxhio Porrini, krahu i djathtë i Edi Rejas në përfaqësuesen shqiptare, mendon se përtej disfatës në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit, askush nuk mund të hedhë poshtë punën që ka bërë Atalanta në këto vite.

Duke folur për “TMW”, ai theksoi se skuadra kishte bërë shumë më tepër se sa mund të pritej prej saj, aq sa edhe pse e mbyllte pa trofe këtë edicion, eklipsonte një ekip si Juventusi që kishte fituar të tillë.

“Atalanta ishte favorite për atë që ka bërë në ndeshjet e fundit të kampionatit dhe për paraqitjet me luhatje e shpesh negative të Juventusit. Por një finale është jashtë logjikes së një kampionati, përfshihen shumë situata të tjera,edhe fakti që Juventusi ishte prekur në nderin e tij dhe bëri në fushë një ndeshje me nivelin e kërkuar edhe në egërsinë e luftës sportive.

Gasperini nuk ka ngritur trofe, por për mua është sikur ta ketë të mbushur raftin e trofeve, duke parë se ku ka çuar Atalantën. Të fitonte do të ishte qershia mbi tortë, në një karriertë të jashtëzakonshme. Pesë vitet e tij te Atalanta vlejnë më shumë se 5 titujt e fituar nga Juventusi”, tha Porrini.

Ndërkohë, zikaltërit i pret një tjetër takim me historinë në fundjavë, kur përballen me Milanin. Me Champions të siguruar, shumëkush mendon se zikaltërit nuk do të japin maksimumin. Por Porrini e mendon ndryshe. “Jam i bindur se duke luajtur në Bergamo,edhe pa publik, do të zbresin në fushë si të ishte një finale.

Vendi i dytë do t’i vendoste në histori. Për një klub si Atalanta, që ka krijuar një rrugëtim të vazhdueshëm rritje, do të ishte maja kulmorë e pesëvjeçarit. Do të dëshirojnë të tregojnë që meritojnë të jenë të dytët, për ta është si të ishte një duel i drejtpërdrejtë, pasi nëse humbasin është Milani që renditet i dyti”, tha zëvendëstrajneri i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat