Wijnaldum e dëshiron transferimin te gjiganti gjerman

Futboll

Wijnaldum e dëshiron transferimin te gjiganti gjerman

Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:21
Wijnaldum e dëshiron transferimin te gjiganti gjerman

Geroginio Wijnaldum nga sezoni i ardhshëm mund ta bartë veshur fanellën e Bayern Munihit.

Zyrtarët e klubit gjerman thuhet se kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, teksa ka sinjale pozitive nga negociatat mes tyre.

Sipas gazetarit nga “Sport1”, Florian Plettenberg, ky transferim është i mundshëm, pasi “Bavarezët” do e transferonin lojtarin me parametra zero.

Në anën tjetër thuhet se edhe 30-vjeçari dëshiron kalimin te kampioni gjerman.

Për Wijnaldum interesim besohet se ka shprehur tash e një kohë edhe Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat