Skënderbeu siguron matematikisht qëndrimin në Superiore

Futboll

Skënderbeu siguron matematikisht qëndrimin në Superiore

Më: 21 maj 2021 Në ora: 19:28
Skënderbeu siguron matematikisht qëndrimin në Superiore

Skënderbeu ka arritur të sigurojë matermatikisht qëndrimin në Kategorinë Superiore, pas fitores 2:1 ditën e sotme ndaj Kukësit.

Pas dy fazave me rezultatet negative, korçarët ia dolën që të sigurojnë qëndrimin në elitë për sezonin tjetre.

Emërimi i Migen Memellit në stol, ndryshoi edhe sezonin e korçarëve, të cilët në fazën e tretë dhe të katërt, ia dolën të disa rezultate pozitive, ndaj skuadrave rivale, por edhe atyre të vendit të parë.

Me fitoren e sotme, Skënderbeu shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e shtatë, 5 më shumë se Kastrioti i vendit të tetë, ndërkohë që ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat