Milani luan sezonin ndaj Atalantës

Futboll

Milani luan sezonin ndaj Atalantës

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:40
Milani luan sezonin ndaj Atalantës

Janë përcaktuar edhe arbitrat e javës së fundit të Serisë A. Në takimin Atalanta–Milani është zgjedhur për të vënë drejtësi Mauricio Mariani. Me 39-vjeçarin kuqezinjtë kanë 12 precedentë ndër të cilët kanë fituar shtatë dhe barazuar dy.

Nuk kanë munguar edhe disfatat për kuqezinjtë që kanë dalë të humbur tri herë nga fusha kur kryesor ka qenë Mariani.

Disi më i ekuilibruar bilanci i këtij arbitri me Atalantën. Ekipi i Gasperinit ka dalë me tri pikë në gjashtë ndeshje të drejtuara nga “bilbili” në fjalë, ndërkohë që ka barazuar në dy raste. Disi më i rëndë bilanci i humbjeve me djaloshin nga kolegjiumi i Imperias.

Bluzinjtë kanë humbur pesë takime kur në gjykimin e sfidës ka qenë i shortuar Mariani. Rastësia do që ky “bilbil” të ketë drejtuar edhe përballjen e fundit mes Milanit dhe Atalantës në “San Siro”. Sfida në fjalë u luajt në janar dhe bluzinjtë e fitonin me rezultatin e pastër 0-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat