E papritur, sulmuesi i Milanit kofirmon largimin: Falemnderit klubit

Futboll

E papritur, sulmuesi i Milanit kofirmon largimin: Falemnderit klubit

Më: 24 maj 2021 Në ora: 15:48
E papritur, sulmuesi i Milanit kofirmon largimin: Falemnderit klubit

Mario Mandzukic largohet nga Milani pas gjashtë muajsh. Lajmin e ka konfirmuar vet sulmuesi kroat,

"Rossonerët" nënshkruan me ish-përfaqësuesin e Kroacisë në janar, por qendërsulmuesi nuk arriti t% dëshmohet në "San Siro" dhe po largohet pas vetëm gjashtë muajsh, përcjell KosovaPress.

"Unë jam mirënjohës ndaj menaxhmentit të klubit që më dha këtë mundësi," shkroi Mandzukic në mediat sociale. "Për stafin teknik për punën e tyre të përkushtuar dhe shokët e mi të skuadrës, të cilët nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyeshëm, por një grup i madh djemsh."

"Jam i lumtur që ishim në gjendje ta rikthejmë këtë klub fantastik në Ligën e Kampionëve. Unë i uroj të gjithëve në klub vetëm më të mirën për të ardhmen. ”, tha Mandzukic.

Mandzukic luajti në vetëm 10 ndeshje në Serie-A këtë sezon me Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat