Futbollisti i Ballkanit përfundon në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit?

Futboll

Futbollisti i Ballkanit përfundon në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit?

Më: 24 maj 2021 Në ora: 18:48
Ballkani

Një ndër futbollistët më cilësor që aktivohet në futbollin e Kosovës, Arbër Hoxha, pritet që gjatë kësaj vere të ndërrojë mjedis.

Mesfushori-sulmues i Ballkanit pritet që ta vazhdojë karrierë në Kroaci te skuadra elitare Lokomotiva Zagreb.

Media nga burime të mirë informuara pranë futbollistit mëson se Hoxha shumë shpejt pritet që t’i bashkohet Lokomotivës, skuadër e cila njihet si “çerdhe” e talenteve në Kroaci.

Lokomotiva në kampionatin e fundit përfundoi në pozitën e tetë teksa në këtë ekip janë aktivizuar edhe shqiptarë: Hajdin Salihu, Enis Cokaj, Sherif Kallaku, Françesko Tahiraj dhe Indrit Tuci.

22-vjeçarit me të përfunduar edicioni në Kosovë (të dielën) i ka skaduar edhe kontrata me Ballkanin, pjesë e së cilës është që nga viti 2019.

Hoxha në këtë kampionat i ka realizuar tetë gola me ekipin “portokalli”.

Futbollisti me prejardhje nga Istogu në karrierën e tij, krahas Ballkanit, ka luajtur edhe për Prishtinën, Besën e Pejës, Istogun dhe Hajvalinë.

Hoxha e ka regjistruar edhe një paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës të drejtuar nga Bernard Challandes, miqësoren me Suedinë e zhvilluar në janar të vitit 2020 në Katar.

Hoxha më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat