Teuta është vetëm një ndeshje larg titullit kampion

Futboll

Teuta është vetëm një ndeshje larg titullit kampion

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:47
Martini

Teuta është vetëm një ndeshje larg titullit kampion.

Durrsakët sfidojnë ditën e nesërme Apoloninë e rënë në Kategorinë e Parë. Trajneri i Teutës, Edi Martini në konferencën para mediave, ka thënë se ndaj fierakëve nuk do ketë neglizhencë, duke treguar se ka pasur një takim me Brdariçin, ku ka thënë se secili kërkon të dekurajojë tjetrin.

“Është ndeshja e fundit e kampionatit dhe ky sezon ka treguar që çdo ekip e ka provuar në disa momente vendin e parë për dy javë më pas një tjetër, jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë.

Unë mendoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Normale që një sy dhe një vesh duhet të jetë në Shkodër, megjithëse unë mendoj që në këtë moment na ka ardhur fati në dorë në ndeshje të fundit, djemtë e dinë sa e rëndësishme është, ekipi është i mobilizuar në maksimum dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën.

Takim me Brdariçin? Po është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë, ndërsa Apolonia ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionat të mirë dhe lojë të mirë nga ana individuale e lojtarëve.

Është një ndeshje që ne duhet ta përgatisim për të gjitha skenarët, edhe për luajtjen e nervave, shpejtësinë e lojës dhe për arritjen tek goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet ti bëjmë hyzmetin dhe ta trajtomë si një ndeshje sikur po luajmë ndaj një ekipi që është për kampion, kështu që këtu neglizhenca nuk ekziston.

Deklarata e Kokëdhimës? Është normale pasi deri me tani, Apolonia i ka bërë të gjitha ndeshjet “fair”, nuk i ka hapur rrugë askujt, madje i ka marrë pikë dhe ekipeve pretendente kështu që s’kam asnjë koment.

Tifiozët? Unë s’do e doja vetëm nesër stadiumin plot, e doja gjatë gjithë sezonit plot. Futbolli luhet për tifozët, për t’u dhënë kënaqësi atyre, por nesër është një ditë e shënuar. Duhet të realizojmë objektivin që kemi pasur nga starti i sezonit dhe të gëzojmë së bashku me tifozët. Unë kam bindjen që lojtarët nesër do të jenë më të angazhuar se kurrë, normalisht jemi një hap përpara ekipeve të tjera, jemi shumë pranë titullit, por nesër mbetet për tu parë”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat