Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Futboll

Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Më: 25 maj 2021 Në ora: 12:56
Nuk ka ndërmend të tërhiqet

Joaquín Sanchez Rodríguez, i njohur ndryshe si thjesht Joaquin, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli I luajtur.

39-vjeçari rinovoi kontratën me Real Betisin për një sezon tjetër, duke firmosur kështu deri më 30 qershor të vitit 2022.

Kapiteni i skuadrës, i cili në korrik mbush plot 40 vjeç e bëri debutimin e tij pikërisht me Real Betisin në vitin 2000, për t’u transferuar më pas tek ekipi i Valencias, ku qëndroi nga viti 2006 deri në 2011.

Gjithashtu Joaquin ka veshur fanellën e Malagës dhe Fiorentinës, para se të kthehej te Betisu, ku edhe me shumë mundësi do të mbyllë karrierën e tij si profesionist. 39-vjeçari është lojtari i dytë që ka luajtur më shumë në LaLiga, 579 ndeshje, pasi vendi i parë mbahet nga ish-portieri I Barcelonës, Andoni Zubizarreta me 622 sfida.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat