Synohet ylli i Juventusit

Futboll

Synohet ylli i Juventusit

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:29
Synohet ylli i Juventusit

Laporta gati për “dhuratën”e parë për tifozët e Barcelonës, në verë synohet ylli i Juventusit!

Barcelona është e fiksuar pas Matajs de Ligtit dhe këtë verë po mendon që të rikthehet sërish në sulm, duke qenë pikërisht mbrojtësi holandez dhurata e parë e madhe që presidenti Joan Laporta kërkon t’i bëjë tifozërisë pas rizgjedhjes së tij në krye të kuqebluve.

Pa dyshim që ky nuk do të jetë një objektiv i lehtë, duke parë se De Ligt ka marrë gradën e kapitenit të ardhshëm në Torino dhe e dyta duket e vështirë që Barcelona të ngjitet në shifrat 8 milionë neto, plus 4 milionë euro të tjera bonuse, sa ç’e paguan aktualisht Juventusi.

Gjithsesi, Laporta ka nisur ta studiojë terrenin, pasi e do me çdo kusht De Ligtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat