Agjenti zbulon nëse Bale do pensionohet në verë?

Futboll

Agjenti zbulon nëse Bale do pensionohet në verë?

Më: 26 maj 2021 Në ora: 11:44
Agjenti zbulon nëse Bale do pensionohet në verë?

Agjenti i sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale ka folur lidhur me raportimet se klienti i tij do pensionohet në verë.

Uellsiani kaloi edicionin e kaluar huazim te Tottenham dhe e ardhmja mbetet e paqartë, ngase klubi anglez nuk do ta blejë, derisa as Reali nuk e do në skuadër.

Mediumi spanjoll ABC, raportoi se Bale do pensionohet dhe të fokusohet në karrierën si profesionist në golf.

Sidoqoftë, agjenti Jonathan Barnett i quajti ‘mbeturina’ këto spekulime, duke mos pranuar as që të diskutohet për talkSport.

Bale është rikthyer në Madrid, derisa e ardhmja e Zinedine Zidane gjithashtu do këtë rëndësi tek e ardhmja e sulmuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat