Fernando Torres befason të gjithë – rikthehet të luajë futboll pas dy vitesh!

Futboll

Fernando Torres befason të gjithë – rikthehet të luajë futboll pas dy vitesh!

Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:48
Fernando Torres

Fernando Torres, ish-lojtari i Spanjës, njoftoi rikthimin e tij në një mënyrë të çuditshme sot në Instagram.

Ish sulmuesi i Atletico Madrid dhe Liverpool u pensionua në vitin 2019 pas një aventure të fundit në Japoni.

“Unë e kuptoj jetën vetëm në një mënyrë: të luaj”, shkroi ai. Prandaj, kam vendosur të kthehem. Këtë të premte do të ju tregoj ku. El Nino është kthyer, unë po kthehem të luaj”, shkroi ai.

Dy vjet pas mbarimit të karrierës së tij, ish-sulmuesi do të kthehet të luaj sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat