Sadiku i jep fund këtij diskutimi

Futboll

Sadiku i jep fund këtij diskutimi

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:04
Sadiku i jep fund këtij diskutimi

Aventura e Armando Sadikut tek Bolivari shikohej si një kthesë në karrierën e sulmuesit shqiptar.

Pas formës jo të mirë tek Erzurumi në Turqi, duket se 29 vjeçari nuk ia ka arritur aspak ta ndryshojë këtë moment negativ në karrierën e tij futbollistike.

Bolivari, Armando Sadiku ka luajtur vetëm 5 ndeshje, teksa nuk ka arritur të përshtatet me kampionat e Bolivisë qe kërkon forcë fizike.

Megjithatë sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, në një prononcim për mediat deklaroi se nuk do të largohet nga Bolivari, pasi nuk ka arritur të japë maksimumin e tij. “Dua të qëndroj këtu, më pëlqen kampionati. Nuk kam dhënë maksimumin. Dua të japë gjithçka për këtë skuadër.

Tani është koha për të fituar kampionatin dhe unë jam gati të japë gjithçka për këro ngjyra”- u shpreh me vetëbesim Armando Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat