Tifozët e Villarreal pushtojnë Poloninë, janë gati për finale

Futboll

Tifozët e Villarreal pushtojnë Poloninë, janë gati për finale

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:01
Tifozët e Villarreal

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet finalja e Ligës së Evropës mes Villarreal dhe Manchester United.

Kjo finale pritet që të shikohet nga 9500 tifozë, të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.

Organi më i lartë i futbollit, UEFA, njofton se të dy finalistët do të kenë nga 2,000 bileta, ndërsa 2,000 bileta të përgjithshme do të jenë për publik neutral.

Villarreal po kërkon me çdo synim që të fitojë këtë trofe në krye me Unai Emery, derisa Man Utd kërkon trofeun e parë këtë sezon.

Ndeshja pritet të jetë shumë interesante, sidomos pasi që do të ketë edhe tifozë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat