Xhaka në Romë, ja kush e dëshiron

Futboll

Xhaka në Romë, ja kush e dëshiron

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:29
Xhaka në Romë, ja kush e dëshiron

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali këtë verë.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Xhaka po kërkohet nga AS Roma dhe disa klube gjermane, dhe do të jetë një garë e hapur për t’i siguruar shërbimet e tij.

Sipas tij, Xhakën e dëshiron në ekip edhe trajneri portugez Jose Mourinho.

Xhaka është titullar në skuadrën londineze që nga transferimi i tij në Londër, madje ishte edhe kapiten por problemet me tifozët kanë bërë që e ardhmja e tij të jetë në dyshim, shkruan insporti.

Ai ishte transferuar së bashku me Shkodran Mustafin në vitin 2016 në Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat