Lukaku: Të kam shumë borxh, më bëre burrë

Futboll

Lukaku: Të kam shumë borxh, më bëre burrë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 15:26
Lukaku: Të kam shumë borxh, më bëre burrë

“Ne folëm për herë të parë më 2014 dhe kemi pasur një lidhje që nga ajo kohë”. Kështu, Romelu Lukaku përshëndet ish-trajnerin e tij, Antonio Conte, nga profili në Instagram. Dhe vazhdon: “Ne kemi pasur disa mundësi për të punuar së bashku, por vetëm Zoti e di pse nuk ndodhi më parë. Ju erdhët në kohën e duhur dhe më ndryshuat si njeri dhe lojtar, shkruan telesporti.

Ju më keni bërë më të fortë mendërisht dhe, ç’është më e rëndësishmja, së bashku kemi fituar. Triumfi është gjithçka që ka rëndësi dhe unë jam i lumtur që ishe trajneri im. Do t’i mbaj të gjitha mësimet tuaja me vete përgjithmonë (trajnimi atletik, ai mendor dhe shtytja për të fituar)”.

Dhe pastaj, belgu përfundon me një aluzion të melankolisë: “Ishte kënaqësi të luaja për ty. Faleminderit për gjithçka që bëre! Unë të kam shumë borxh, Antonio Conte”.

Trajneri salentin mori përshëndetje edhe nga Javier Zanetti, ish-kapiteni i “Tripletës”, tani zv.president Interit: “Unë kam pasur privilegjin të punoj përkrah jush në këto dy vite. Përveç profesionistit, ku puna e përditshme ka qenë e jashtëzakonshme, do të më marrë malli për anën njerëzore të një grupi të shkëlqyeshëm pune. Gjithmonë së bashku, të bashkuar, me kokën drejt qëllimit, për të mirën e Interit, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë.

Për ne, për Interin, mos harroni se keni shkruar një faqe tjetër të historisë së gjatë e të jashtëzakonshme. Unë ju dërgoj një përqafim të madh, ashtu si ajo që i dhamë njëri-tjetrit para çdo ndeshje. Ajo që unë besoj është i njëjti përqafim që çdo tifoz i Interit do të donte t’ju jepte. Puna me ju dhe stafin tuaj, Antonio, ka qenë një nder dhe kënaqësi e vërtetë. Ju uroj të gjitha të mirat në të ardhmen!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat