Sulmon Realin

Futboll

Sulmon Realin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:44
Sulmon Realin

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka sulmuar hapur Perez, Laporta dhe Agnelli-n.

“Koncepti i Super League nuk ka vdekur”, ka thënë ai.

“Stabiliteti ekonomik i futbollit europian është në diskutim. Ajo që më bezdis më shumë se mendojnë se ne jemi budallenj, naivë. Ajo që kanë provuar të bëjnë është shumë e rëndë, një grusht shteti kundër futbollit europian, kundër kompeticioneve europiane”.

Nj sulm direkt kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, që nuk heqin dorë nga Super League.

“Tre të mbyturit e këtij projekti, edhe pse anija është gjysmë e fundosur, vazhdojnë të japin leksione mbi faktin se futbolli po shkon drejt shkatërrimit”, ka shtuar Tebas.

“Fakti që kanë fituar më shumë nuk do të thotë se janë më të zgjuar. Ajo komunikatë që kanë bërë tregon injorancën e asaj që po ndodh në futbollin profesionist”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat