Thirret edhe mbrojtësi Preka

Futboll

Thirret edhe mbrojtësi Preka

Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:22
Thirret edhe mbrojtësi Preka

Kombëtarja shqiptare U-21 ka nisur të martën grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve që janë në program në muajin qershor, atë ndaj Andorrës në transfertë për eliminatoret e Kampionatit Europian 2023, dhe miqësores ndaj Bullgarisë po jashtë fushe.

Skuadra është grumbulluar në hotel “Dyrrah” në Durrës, ndërkohë që paraditen e të enjtes ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ramen Çepele ka pasur probleme fizike dhe i është nënshtruar analizave mjekësore. Lojtari po mbahet nën vëzhgim nga stafi mjekësor dhe do të vlerësohet në vazhdimësi nëse do të jetë ose i gatshëm dy ndeshjet e radhës me U-21.

Në këto kushte, trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë mbrojtësin 17-vjeçar, Marçelino Preka, i cili është bashkuar që sot me kuqezinjtë.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm pasi qysh në fillim të grumbullimit u largua sulmuesi, Ernest Muçi, i cili pati gjithashtu probleme dëmtimi dhe nuk mund të rikuperohet për të luajtur këto dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat