Konate është i Liverpoolit

Futboll

Konate është i Liverpoolit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:03
Konate është i Liverpoolit

Ende nuk është zyrtare, por mediat në Angli e quajnë punë të kryer transferimin e Ibrahima Konate në Liverpool.

Raportohet se ‘Redsat’ kanë paguar klauzolën e 22-vjeçarit prej 36 milionë funteve.

Diskutimet janë duke u zhvilluar ende midis Liverpool dhe Leipzig për të mbyllur sa më parë marrëveshjen për qendërmbrojtësin 22-vjeçar.

Konate bëri 21 paraqitje për Leipzig sezonin që lamë pas, që përfundoi 13 pikë prapa kampionit, Bayern Munich.

Liverpool po kërkonte mbrojtës që prej lëndimit të Virgil Van Dijk dhe tashmë e ka forcuar atë repart për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat