Boshnjaku fitoi 3 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën

Futboll

Boshnjaku fitoi 3 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:06
Boshnjaku fitoi 3 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën

Në vitin 2016, ende pa i mbushur 21 vite, Lorik Boshnjaku sapo po përformonte sezonin e tij të dytë me Prishtinën. Ekipi po gjendej në luftë për ekzistencë nën turbulenca aspak të mira. Dhe Boshnjakut iu ishte ofruar shiriti i kapitenit.

Që nga atëherë ishte projektuar si lider i skuadrës. Kishte arritur nga 2 Korriku më 2015 dhe pas ardhjes së trajnerit Ramiz Krasniqi, ishte titullar i padiskutueshëm. 

Që nga ajo kohë, dhe për 7 vite dhe gjashtë sezone e gjysmë, Boshnjaku fitoi 3 herë Kupën dhe 2 herë Superkupën.

Më në fund pranoi edhe shiritin e kapitenit. Në vitin e tij të 7-të, në skuadrën më të madhe në vend. Dhe, ku ka më mirë se si futbollisti me më së shumti paraqitje me fanellën e Prishtinës, 187, t’i prijë skuadrës drejt titullit pas 8 vitesh mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat