Kur i erdhi oferta, e pranoi postin pa hezitim të Prishtina...

Futboll

Kur i erdhi oferta, e pranoi postin pa hezitim të Prishtina...

Më: 28 maj 2021 Në ora: 18:59
Kur i erdhi oferta, e pranoi postin pa hezitim të Prishtina...

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani - “Zeka”, më parë ishte shpall kampione me Trepçën ’89 dhe Feronikelin, në të dy rastet rival direkt për titull kishte Prishtinën. Kur i erdhi oferta, e pranoi postin pa hezitim.

Ishte buzë greminës pas tre humbjesh rresht. Por, me adutin e tij më të fortë, afërsinë me futbollistët, harmoninë me skuadrën, butësinë, i ngjalli ata sërish. Deri te momenti i ngritjes së trofeut të 3-të personal me 3-skuadra të ndryshme dhe 11-në për Prishtinën pas 8-vitesh.

Po kaloi mirë edhe në Evropë, do të mbahet gjatë mend te çdo adhurues i klubit duke fituar vend në zemrat e gjithsecilit adhurues të klubit.

Fitues i Kampionit dhe Superkupës.

- 42 ndeshje zyrtare me Prishtinën, 28 fitore, 7 barazime, 7 humbje me goldallim + 42, 77:35. 72% të rezultatit të përgjithshëm.

- Kampionat 36 ndeshje, ka fituar 24, 6 barazime dhe 6 humbje me goldallim +38, 65:27. 72% të pikëve të fituara në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat