Krasniqi rikthehet në Zurich, firmos kontratë të re

Futboll

Krasniqi rikthehet në Zurich, firmos kontratë të re

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:33
Mesfushori Bledian Krasniqi

Mesfushori Bledian Krasniqi është rikthyer në ekipin e Zurich pas huazimit në FC Wil 1900.

Krasniqi pas rikthimit ka firmosur kontratë të re tre vjeçare deri në vitin 2024.

Krasniqi te FC Wil luajti nga sezoni 2019/20 dhe në 70 paraqitje shënoi gjashtë gola dhe katër asistime.

Drejtori sportiv i Zurich, Marinko Jurendic komentoi kthimin e 20-vjeçarit: “Në dy sezonet e tij në Challenge League, Blediani u pjek si një lojtar. Ai tani është gati për hapin tjetër në karrierë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat