De Ligt: Tani nuk ka kuptim

Futboll

De Ligt: Tani nuk ka kuptim

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:18
De Ligt: Tani nuk ka kuptim

Matajs De Ligt thekson edhe njëherë se është i përqëndruar te Juventus pavarësisht lajmeve të ndryshme që qarkullojnë se Barcelona do ta kërkojë sërish në këtë merkato.

Mbrojtësi nga grumbullimi me Holandën thekson se tashmë nuk ka kuptim të shkojë te katalanasit, ndërsa tregon se nuk e ka bërë vaksinën e COVID.

“E ardhmja? Tani jam i lumtur te Juventus, pavarësisht paraqitjeve të këtij sezoni, unë në fushë ndihem mirë. Të largohem? Ka shumë klube që janë në krizë dhe kanë probleme financiare. Për këtë duhet të flasë klubi. Barcelona hapi i radhës? Nuk e di, nuk ka kuptim tani. Nuk është e rendësishme për mua, asnjë nuk ka bërë hapa para.

Unë nuk e kam bërë vaksinën, nuk është e detyrueshme. Mendoj se secili duhet të kujdeset për trupin e tij, pastaj rrisku i infektimit është gjithnjë. Mundohem që jashtë kombëtares të kem kontakt me një numër shumë të limituar personash”, u shpreh De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat