Legjenda e Kosovës godet ashpër: U zhgënjyen...!?

Futboll

Legjenda e Kosovës godet ashpër: U zhgënjyen...!?

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:34
Legjenda e Kosovës godet ashpër: U zhgënjyen...!?

Realiteti i futbollit të Kosovës, skuadra me renome garojnë në Ligën e Parë dhe jo në elitën e futbollit të Kosovës.

Trepça, Vëllaznimi  Liria, që moti janë larguar nga liga, ndërsa këtë edicion  edhe Besa e Trepça ’89.  

Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, ish portier i mirënjohur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, shpreh zhgënjimin. 

“Ku janë e ku na mbetën?!

Mitrovica, Prizreni, Peja e Gjakova ...!

KF Trepça, KF LIRIA, KF Besa e KF Vëllaznimi...!
Kah po shkon futbolli i jonë...?!

Më vjen keq ta elaborojë, do duhej të shkruhen 3/4 romane...!
Të gjithë nga pakëz kemi faj ,

Mos, të harrojmë , na humbi dashuria, krenaria që e kishim dikur, na u shua kënga e brohoritja, na u zbrazën tribunat na humbën idhujt...!!! 50% të tifozërisë së Kosovës e humbën betejën e kohës dhe si në ëndërr u zhgënjyen...!?”, ka shkruar Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat