Kingslej Coman ka bindjen se kombëtarja e Francës ka sulmin më të fortë në Botë, ndërsa thekson se është kënaqësi të jetë pjesë e saj. Para Europianit, Franca shihet si një nga ekipet favorite për të triumfuar, ndërsa Koman shton se nuk kanë presion prej faktit se janë Kampionë të Botës në fuqi.
“Mendoj se kemi sulmin më të fortë në Europë dhe në Botë.
Do të jetë një kënaqësi të luaj me këtë skuadër.
Përveç sulmit, nëse analizojmë çdo repart, kemi lojtarë shumë të fortë. Fakti që jemi Kampionë Bote nuk na vendos në presion.
Ne luajmë të gjithë në klube të mëdha dhe mendoj se nuk kemi presion negativ.
Shpresoj të jem titullar, por do të pranoj zgjedhjet e trajnerit”, u shpreh Koman.