Uellsi mbush stadiumin me tifozë kundër shqiptarëve

Futboll

Uellsi mbush stadiumin me tifozë kundër shqiptarëve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:00
Uellsi mbush stadiumin me tifozë kundër shqiptarëve

Kombëtarja shqiptare  e futbollit do të luajë në datën 5 qershor një miqësore kundër Uellsit në stadiumin “Cardiff City”.

Federata uellsiane ka vendosur që këtë ndeshje ta përdorë si eksperiment duke kthyer tifozët në stadium pas një mungese prej 1 viti e gjysmë.

Në stadium kundër kuqezinjve do të jenë të pranishëm 6500 tifozë, teksa shitja e biletave ka filluar tashmë.

Biletat do të blihen online për të shmangur radhët për shkak të Covid-19, dhe hyrja në stadium do të bëhet me anë të një konfirmimi në email-in e tifozëve që kanë blerë një biletë, shkruan panoramasport.

Ndërkohë për kuqezinjtë pritet të jetë një test i vështirë, duke marrë parasysh dhe grupin e fortë në të cilin ndodhemi në eliminatoret e Botërorit me kombëtare kundërshtare si Anglia, Hungaria dhe Polonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat