Kontratën e parë profesionale në moshën 24 vjeçare

Futboll

Kontratën e parë profesionale në moshën 24 vjeçare

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:04
Kontratën e parë profesionale në moshën 24 vjeçare

Skuadra e Chelseas ka triumfuar në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Me golin e Havertz, Chelsea ka ngritur lartë trofeun e këtij kompeticioni të madh.

Por, e veçanta e kësaj finale ishte se portieri i Chelseas, Eduardo Mendy bëhet i pari afrikan që fiton Ligën e Kampionëve.

Më poshtë gjeni disa statistika interesante për të:

-I papunë në moshën 22 vjeçare.

-Kontratën e parë profesionale në moshën 24 vjeçare.

– I shpëtoi rënies nga Ligue 1 me Reims.

– U transferua tek Rennes dhe u skautua nga Peter Cech në moshën 27 vjeçare.

-Fitues i Ligës së Kampionëve me Chelsean në moshën 29 vjeçare.

-Portieri i parë afrikan që e fiton Ligën e Kampionëve..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat