Teuta tenton rikthimin e mesfushorit të Kombëtares

Futboll

Teuta tenton rikthimin e mesfushorit të Kombëtares

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:05
Teuta tenton rikthimin e mesfushorit të Kombëtares

Kampionët e Teutës janë duke menduar për një ide të çmendur në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Kombëtares, Sherif Kallaku, i cili së fundmi ka përfunduar të planet e drejtuesve durrsakë, të cilët kanë nisur të ëndërrojnë një rikthim të mundshëm të yllit nga Fushë-Kruja për Champions-in.

“Panorama Sport” mëson se fillimisht bëhet fjalë për thjesht një interesim të Teutës, teksa gjithçka varet nga drejtuesit e Lokomotivës së Zagrebit. Vlen të theksohet fakti se mesfushori 23-vjeçar u shit verën e shkuar te klubi kroat për 150 mijë euro, duke firmosur kontratë deri në vitin 2024.

Kallaku në sezonin e parë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, u aktivizua 26 ndeshje, 17 prej tyre si titullar, teksa shënoi vetëm 2 gola. Skuadra bardheblu në fund të sezonit arriti të renditej në vendin e 8-të, duke i shpëtuar rënies nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat