Lazio bën gati ofertën për Sarrin

Futboll

Lazio bën gati ofertën për Sarrin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:41
Lazio bën gati ofertën për Sarrin

Te Lazio janë duke punuar për trajnerin e ri të skuadrës pas braktisjes nga Simone Inzagi, i cili shkoi te Inter.

Dukej sikur pranë bardhekaltërve ishte Sinisha Mihajlloviq, megjithatë në orët e fundit, kryeqytetasit po bëjnë gjithçka për të firmosur me Mauricio Sarri.

Ky i fundit është i papunë prej momentit kur u shkakrkua nga Juventus, teksa ka shprehur dëshirën për të rinisur. Sakaq, Lacio ka përgatitur edhe ofertën për trajnerin teksa bëhet fjalë për një kontratë trevjeçare, me një pagë prej 3 milionë eurosh.

Ndërsa, duke i bashkuar edhe bonuset, shifra mund të shkojë edhe në 3.5. Tashmë, mbetet për t’u kuptuar nëse palët do të bien dakord për ofertën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat