Gjyqtarë nga Kosova do ta drejtojnë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Slloveni

Futboll

Gjyqtarë nga Kosova do ta drejtojnë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Slloveni

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:58
Gjyqtarë nga Kosova do ta drejtojnë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Slloveni

Pak ditë pasi një katërshe e gjyqtarëve tanë e ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore të kombëtareve A, Turqi – Azerbajxhan, një tjetër treshe e gjyqtarëve të Kosovës është deleguar nga UEFA.

Këtë radhë ata do ta drejtojnë ndeshjen miqësore Maqedoni e Veriut – Slloveni.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (më 1 qershor) në stadiumin “National Arena Todor Proeski” në Shkup, derisa do të drejtohet nga gjyqtari Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojvevski nga Maqedonia e Veriut.

Delegimi i gjyqtarëve nga UEFA vërteton punën e mirë të Komisionit të Gjyqtarëve dhe progresin e bërë në vitet e fundit,  por edhe besueshmërinë që ka UEFA tek gjyqtarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat