I kthehet dashurisë për Ancelottin

Futboll

I kthehet dashurisë për Ancelottin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:50
I kthehet dashurisë për Ancelottin

Real Madrid vazhdon të bëjë vlerësimet e duhura për të gjetur pasuesin e Zinedine Zidane, i larguar nga “Los Blancos” në përfundim të sezonit. Sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, në listën e preferencave të presidentit Florentino Perez nuk është as Antonio Conte, as Raul Gonzalez Blanco.

Për momentin, favoritë, sipas “Marca”-s, janë Pochettino dhe Gautier, pas tyre Roberto Martinez, aktualisht në krye të Belgjikës.  Por kujdes, së fundmi ka dalë në skenë emri i Carlo Ancelottit. Sipas “Cadena Ser” Florentino Perez po studion gjithashtu mundësinë për kthimin në skuadrën e kryeqytetit spanjoll trajnerin e njohur italian, tashmë në krye të Evertonit, me të cilin thuhet se ka nisur kontaktet.

Conte, në momentin kur shpalli “divorcin” me Interin, u konsiderua favoriti numër një për stolin “merengues”, por kërkesat e tij të ekzagjeruara sa i përket përforcimeve që duheshin bërë si dhe stili i tij i lojës, larg filozofisë së Realit, e detyruan Florentino Perezin të ndryshojë kurs. Presidenti i klubit mbretëror nuk dëshiron të rrezikojë me një trajner që është fanatik i skemave të tij dhe që mund të shkaktojë përplasje në dhomat e zhveshjes.

Këto janë dy arsyet kryesore që e kanë shtyrë Realin të heqë dorë nga trjaneri puljez, duke iu kthyer pistës “Ancelotti”. Carletto e njeh shumë mirë ambientin e Realit, pasi i ka drejtuar “Los Blancos” në periudhën 2013-2015 dhe mbahet mend si njeriu i “La Décimas”, Championsit të 10-të

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat