Rrahmani: Ma mirë që kemi lu me San Marinon

Futboll

Rrahmani: Ma mirë që kemi lu me San Marinon

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:40
Rrahmani: Ma mirë që kemi lu me San Marinon

Përfaqësuesja e Kosovës arriti të triumfonte ndaj San Marinos me rezultat 4-1, kjo pas 4 golave të shënuara nga sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur Amir Rrahmani, i cili tha se këto ndeshje janë më shumë për lojarët e rinj që debutojnë.

“Duhet me pase respekt ndaj kundërshtarit, këto ndeshje janë më shumë për lojtarët që kanë ardhë për herë të parë”

Teksa, kur u pyet se pse Ujkani ishte startues, meqë këto ndeshje janë për lojtarë të rinj, Rrahmani tha se: “Nuk jam trajner”.

“Ma mirë që kemi lu me San Marinon shkaku i lojtarëve të rinj, besoj që i kemi pritë mirë. Ju urojë debutimin të gjithë lojtarëve, shpresoj që kanë me vazhdu me qenë pjesë e jona” – tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat