Ancelotti tregon arsyen pse iu bashkua Real Madridit

Futboll

Ancelotti tregon arsyen pse iu bashkua Real Madridit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:07
Carlo Ancelotti

Trajneri i ri i Real Madridit Carlo Ancelotti e ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Evertoni dhe për t’u bashkuar me Real Madridin për të zëvendësuar francezin Zinedine Zidane në karrigen e nxehtë në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri italian e bëri të qartë se rikthimi në Real Madrid ishte një mundësi që nuk mund të hidhej poshtë dhe shtoi se periudha e kaluar në Everton ishte një kënaqësi e veçantë.

“Dua të falënderoj të gjithë bordin drejtues të Everonit, lojtarët dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e madhe që më kanë ofruar sa ishe pjesë e klubit.”, tha Ancelotti në deklaratën e lëshuar për faqen zyrtare të klubit anglez.

“Kam respekt të madh për secilin në Everton dhe ata që lidhen me këtë klub dhe shpresojë që t’i arrijnë të gjitha objektivat që i kanë para vetes. Derisa isha duke u kënaqur në Everton, mua më është prezantuar një mundësi e papritur për të cilën besoj se është lëvizja e duhur për mua dhe familjen time. Vendosa të largohem dhe të kem një sfidë të re me ekipin që gjithmonë ka qenë në zemrën time.”, ka theksuar në fund Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat