Umtiti afër largimit

Futboll

Umtiti afër largimit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 13:16
Umtiti afër largimit

Në shtëpinë e Barcelonës po punojnë me intensitet për merkaton e sezonit të arshdhëm, kur përveç afrimeve të reja, drejtuesit duhet të mendojnë edhe për futbollistët të cilët duhet të largohen.

Një nga lojtarët që do t’u japin lamtumirën ‘blaugranave” është Samuel Umtiti, pasi afrimi i Eric Garcias i minimizon në maksimum mundësitë e tij për t’u aktivizuar te katalanët.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë situatën lojtarit, i cili gjatë merkatos së verës duhet të kërkojë një sistemim të ri.

Me largimin e francezit Umtiti Barcelona do të lirohej nga paga e lartë prej 12 milionë eurosh, që lojtari përfiton në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat