Para 5 vitesh Kosova regjistroi fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA

Futboll

Para 5 vitesh Kosova regjistroi fitoren e parë pas pranimit në UEFA dhe FIFA

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Sot janë bërë pesë vite që nga fitorja e parë e “Dardanëve” pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ku ajo fitore erdhi kundër Ishujve Faroe.

Me datën 3 qershor, “Dardanët” shënuan fitore solide prej 2:0 kundër Ishujve Faroe, ku golashënues atë kohë ishin Albert Bunjaku dhe Elbasan Rashani.

Fillimisht ishte Albert Bunjaku i cili shënoi golin e parë zyrtar për Kosovën, në minutën e 44’ të pjesës së parë, kurse golin e dytë dhe të fundit e kishte shënuar Elbasan Rashani në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Ndeshja e fundit e Kombëtares së Kosovës ishte fitorja 4:1 kundër shtetit të San Marinos, ku të katër golat për “Dardanët” i realizoi sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat